Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AVUK-ut, e përkushtuar në zbatim të masave anti COVID.

02 shtator 2021
Gatishmëria për mbarvajtjen e masave anti COVID nga Policia e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me përkushtim edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, duke qenë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë në respektimin e kërkesave për mbikëqyrje dhe monitorim të situatës.
Kontrollet kanë të bëjnë me respektimin e orarit të punës për lokalet e gastronomisë, kafiteritë dhe respektimin e kufizimit të lëvizjes.
Njësitë policore por edhe në rroba civile dhe të ndihmuar nga inspektorët e AVUK-ut kanë kryer kontrolle të shumta dhe janë marr masa adekuate në përputhje me vendimin dhe ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID19.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje