Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës do të shtojë aktivitetet në zbatim të masave të reja antiCOVID

Policia e Kosovës ka filluar aktivitetet e saja në teren, kryesisht në njoftim dhe biseda me qytetarë rreth vendimit dhe masave të fundit të ndërmarra nga institucionet përkatëse rreth parandalimit të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar, kur kanë filluar të paraqiten rastet e parë me COVID19, ka hartuar një Plan Operativ në të cilin parashihen detyrat dhe aktivitetet policore karshi respektimit të masave antiCOVID19, respektivisht parandalimit të përhapjes së pandemisë. Ky plan është përditësuar sa herë që ka pas ndryshim të masave që kanë ndërmarrë institucionet përgjegjëse në vend.
Policia, bazuar në Ligjin AntiCOVID 19 dhe në vendimet e marra nga institucionet e vendit do të ndërmerr veprime në zbatim të masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje