Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me Policinë Kufitare

Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me Policinë Kufitare sot, 19.10.2020 në shenjë të shënimit të  ditës  së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore e cila  fillon me 18 tetor,   përmes  sensibilizimit të brendshëm  dhe të  jashtëm për mënyrën e referimit të rasteve që kanë të  bëjnë me veprën e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka shpërndarë materiale që i dedikohen:

–  Kartela me  indikator që bëjnë  dallimin në  mes të Kontrabandimit dhe Trafikimit  me Njerëz për zyrtar policor (versioni  në  shqip dhe serbisht),

-Broshurat   informuese për qytetarë në aspekt të njohjes së formave të veprës penale të TQNJ-se dhe referimit të rasteve ( versioni  në  shqip dhe serbisht).

Materialet sensibilizuese janë shpërndarë në të gjitha pikat  e kalimit kufitare të Republikës së Kosovës që lidhet me vendet fqinje.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje