Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës e mobilizuar në zbatimin e masave Anti COVID-19

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga institucionet e vendit, si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej nëntëdhjetë e tri (93) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar komunal, në kontroll të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat Anti COVID.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon tek qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e institucioneve të vendit që kanë vetëm një qëllim: mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën policia do të jetë e detyruar të veprojë komfor ligjit anti Covid dhe të ndëshkoj të gjithë ata që bijën ndesh me këtë ligj.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje