Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës gjatë një aksioni kap mbi pesë kilogram drogë, arreston një person të dyshuar i cili tentoi tu ik zyrtarëve policor

Prishtinë, 16 janar 2022
Sot më 16.01.2022 rreth orës 07:20, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve-DHTN pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, se disa persona (me veturë) janë duke transportuar substancë të dyshuar narkotike, kane realizuar një plan taktik në koordinim me patrullën policore të Stacionit Policor të Novobërdës dhe në udhëkryqin Novobërdë-Gjilan në fshatin Llabjan kanë tentuar ta ndalojnë veturën e dyshuar Pollo me targa vendore.
Gjatë këtij tentimi për ta ndaluar veturën e dyshuar të cekur më lart, personat e dyshuar në veturë duke mos ju bindur urdhrave të zyrtarëve policor kanë ikur me shpejtësi nga ai lokacion dhe policia menjëherë është aktivizuar në ndjekjen e tyre.
Pas rreth një kilometër (1 km) nga lokacioni fillestar, zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë veturën e dyshuar ku edhe është arrestuar një person, kurse personi tjetër ka arritur të largohet duke tentuar që edhe substancën narkotike ta marrë me vete.
Gjatë ndjekjes nga policia, i dyshuari e ka hedhur substancën narkotike me ç’rast janë konfiskuar 5 kg 185 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, vetura e dyshuar dhe shuma e parave prej 925 euro.
Antidroga e Policisë në këtë rast është mbështetur edhe nga patrulla policore Novobërdë, Njësiti K9, Forenzika regjionale Gjilan dhe patrulla policore e stacionit Veri në Prishtinë.
Dëshmitë relevante janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikës-Gjilan.
Personit të dyshuar tani më i arrestuar i është caktuar masa e ndalimit, përderisa edhe një person tjetër i dyshuar për rastin ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet policore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje