Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor në tri rajone të ndryshme arreston njëmbëdhjetë persona të dyshuar për disa vepra penale

Prishtinë, më 29 maj 2025
Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datën 29.05.2025 sipas Planit Operativ “PATENTA” ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë me ç’rast në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjakovës janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme si; shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës.
Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme për veprat penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin.
Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim :
• një AK47,
• dy revole,
• 224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),
• 17 telefona mobil,
• 3 PC,
• 2 USB
• si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.
Lidhur me rastin personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe me vendim të prokurorit dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-04
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
53
Aksidentet Pa te Lenduar
2029
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
15
Arrestime
12
Ne Mbajtje