Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me aktivitete të shtuara në trafik

Gjakovë, 15 qershor 2021
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.
Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës dje më datë 14.06.2021, veç patrullimit, pikave të kontrollit në identifikimin e kundërvajtësve, NJRKRR-ja ( Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor, në bashkëpunim me NJSO-në ka pat kontroll me përdorimin e dronë-ve dhe është vëzhguar hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventiven e sigurisë rrugore, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve bien ndesh me rregullat e trafikut rrugor.
Plani operativ me DRON është implementuar në këto lokacione:
1. Rruga Rahovec-Suharekë – fsh. Opterushë
2. Fsh. Ponoshec
3. Fsh. Bec
Gjatë këtij plani janë konfiskuar 12 patën shofer për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve.
Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje