Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me angazhime konkrete në luftimin e krimit të organizuar, krimit ekonomike dhe kundër korrupsionit

Prishtinë, më 9 korrik 2024
Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorive kompetente në bashkëpunim me Prokurorinë në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale theks të veçantë po i kushton luftë së pa kompromis kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Gjatë ditë së sotme nga ky fushëveprim në dy rajone të ndryshme janë realizuar dy operacione policore ku në dy raste të ndara janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore.
Në rastin e parë (1), më 09.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Hetimet Rajonale në Pejë, kanë arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka konsumuar veprat penale ‘fajde’ nga neni 331 dhe ‘detyrim’ nga neni 328 i KPRK-së.
Njësitë e lartcekura policore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas dyshimeve se janë kryer veprat e lartcekura, të njëjtën ditë kanë realizuar një operacion policor, me ç’rast është arrestuar në flagrancë i dyshuari i lartcekur, i cili dyshohet se në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedurë penale ndaj personit të dyshuar, derisa i njëjti lidhur me rastin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.
Gjeni në vijim edhe link-un e videos ku shfaqen pamje gjatë realizimit të operacionit policor
Në rastin tjetër (2), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore për një kohë, si dhe duke aplikuar edhe masa të veçanta të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi/prova të mjaftueshme se; i dyshuari
me iniciale (A.P.) me profesion Mjekë-Veterinar dhe pronar i Operatorit Ekonomik-Ambulanca veterinare private – fitues i pesë (5) tenderëve, në pesë (5) Komuna të ndryshme, për trajtimin e qenve endacak, gjatë trajtimit të tyre, për periudhën kohorë Gusht-Tetor 2023, në cilësinë e Mjekut Veterinarë, si person përgjegjës, qëllimisht ka shkelur detyrimet qe kanë dal nga kontrata-konkretisht në hospitalizimin pas intervenimit, duke paraqitur të dhëna të rreme; duke shtuar numrin e qenve të trajtuar në regjistrat e dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues, duke mos paraqitur rastet e ngordhjes se kafshëve, duke mbajtur të fshehur për autoritetet kontraktuese, me qëllim të përfitimit për vete apo personave tjerë; gjithashtu, nuk ka përfillur procedurat ligjore, ku paraprakisht është dashur të marrë aprovimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për plotësimin e kushteve për të operuar si ambulancë dhe strehimore për qenët endacak, ku sipas raportit të inspektoreve të AUV-it, nuk ka plotësuar kushtet për të operuar, ku rrjedhimisht edhe iu kishte ndaluar operimi, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.
Ndërsa, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit tjerë me iniciale (A.P. ; I.H. dhe SH.M.) në cilësinë e punëtorëve të dyshuarit të parë, gjatë periudhës kohore Gusht-Tetor të vitit 2023, duke Operuar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së procedurave të trajtimit të kafshëve: kapjes, sjelljes, akomodimit në strehimore dhe dërgimit në destinacionin e kapjes, me veprim kanë keqtrajtuar kafshët duke i ’u shkaktuar vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të pa nevojshme.
Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale(A.P.) dyshohet të kenë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 i KPRK-së, ndërsa të dyshuarit me iniciale (I.H. ; A.P. dhe Sh.M.) kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve” nga neni 346 I KPRK-së.
Sot me datë 09.07.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarve të sipër cekur dhe të njëjtit janë intervistuar në prezencë të Avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuari janë ndaluar për 48 orë.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje