Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative

Gjilan, 25 tetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operacional ‘’Siguria në shkolla’’ me datën 25.10.2022 në shkollën e mesme të ulët ‘’Liria’’ në fshatin Pogragjë ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkolla me temë: ,,Delikuenca e të miturve’’, ‘’Dukuritë negative në shoqëri’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.
Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VII, VIII dhe IX, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë një numër i konsiderueshëm i nxënësve.
Nxënësit nëpërmjet këtyre ligjëratave kanë pasur mundësi që të marrin njohuri rreth këtyre dukurive negative dhe njëkohësisht kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.
Kjo ligjëratë është mirëpritur dhe vlerësuar pozitivisht dhe shumë të dobishme edhe nga drejtoria e shkollës dhe personeli arsimor.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje