Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë në bashkësi ka filluar fushatën senzibilizuese “ Të kujdesemi për sigurinë”. Fushata realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave, botimi i të cilave është mundësuar nga programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim në Kosovë UNDP

Fletushkat vijnë me mesazhe në parandalimin e dukurive negative në shoqëri që ndërlidhen më tepër me sezonën verore.
Fushata senzibilizuese ka filluar me shpërndarjen e fletushkave në pikat e kalimit kufitar të Repulikës së Kosovës, me ç’rast këto fletushka u janë shpërndarë personave të cilët vijnë nga diaspora por edhe qytetarëve të tjerë.
Materiali promovues përmban këshilla për ndërmarrjen e masave nga Policia për kundërvajtësit:
-Parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma;
-Parandalimi i vjedhjeve dhe dëmtimi i pronës sidomos me ardhjen e bashkatdhetarëve;
-Parandalimi i shkaktimit të zjarreve në fusha dhe pyje.
Fushata senzibilizuese do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës ku Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë do të kujdesen për parandalimin e gjujatjes me armë në ahengje dhe dasma dhe dukurive tjera negative që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë e përgjithshme .
Lidhur me aktivitetin gjeni të bashkangjitura fotot.

 

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje