Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me sesion informues për motivimin e të rinjëve të komunitetit jo shumicë që të aplikojnë në konkursin që do të shpallet nga Policia e Kosovës

Gjilan, 28 Shtator 2021,
Sot me fillim në ora 11:00 në ambientet e Komunës së Novobërdës u mbajt një takim informues i përfaqësuesve të Policisë së Kosovës me të rinjtë nga komuniteti Rom.
Gjatë këtij sesioni informues nga stafi i DRP-së Gjilan në asistencë ishin edhe nga Shoqata e Gruas në kuadër të Policisë së Kosovës.
Janë prezantuar kriteret për aplikim dhe të gjitha proceset e rekrutimit dhe të seleksionimit për konkursin për zyrtar policor.
Takimi është mbajtur me qëllim të motivimit për të rinjtë nga komunitetet pakicë që të aplikojnë për konkursin e ardhshëm në Policinë e Kosovës i cili do të publikohet në faqen e internetit të Policisë së Kosovës si dhe në media.
Gjithashtu në takim informus u vu re se e gjithë procedura e aplikimit si dhe testimi do të bëhen përmes ueb aplikacioneve (online).
Për më tepër, të rinjtë u njohën me procedurën për kontrollimin e aftësive fizike që kandidatët potencialë duhet të përmbushin gjatë testimit.
Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe është realizu përveq në komunën e Novobërdës edhe në komunat tjera si Gjilan dhe Kamenicë, dhe në ditët në vijim do të vazhdohet me komunat tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim etnie të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi fisnik për sigurinë dhe vendin në përgjithësi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje