Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës merr pjesë në marshin për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit Prizren

02 Tetor 2025
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prizren, mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit. Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Gratë Burrnesha”.
Marshi u mbajt me datën 02 tetor 2025 dhe filloi nga QKMF nën moton: “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, duke përfunduar në sheshin e Lidhjes, ku u mbajt një ceremoni mbështetëse.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe gra të prekura nga kjo sëmundje.
Pjesëmarrja e Policisë në këtë aktivitet është dëshmi e përkushtimit të saj për të qenë pranë qytetarëve, për të mbështetur kauza humane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe të barabartë.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë mirëqenien e qytetarëve, pa dallim.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje