Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës merr pjesë në ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e Artë 2026-1”

Prishtinë, më 4 korrik 2026
Policia e Kosovës, me 2 e 3 korrik 2026, ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e Artë 2026-1”, i cili është realizuar në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, në bashkëpunim me FSK-në, KFOR-in, EULEX-in dhe AME-në.
Qëllimi i ushtrimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për reagim të koordinuar në menaxhimin e incidenteve kritike dhe situatave me rrezik të lartë, përmes procedurave të përbashkëta operative dhe ndërveprimit të strukturave të sigurisë.
Skenari i ushtrimit përfshiu reagim ndaj kërcënimeve të sigurisë, identifikim dhe menaxhim të mjeteve shpërthyese, menaxhim të protestave të dhunshme, përdorim të mjeteve të specializuara, evakuim të personave dhe koordinim të plotë ndërinstitucional në terren.
Në ushtrim u angazhuan njësi operative dhe mbështetëse të Policisë së Kosovës, përfshirë: DNJSO, NJRSH, NJTME, NJDA, DSHSH, si dhe njësitë e Rendit Publik.
Ushtrimi u ndoq nga drejtues të lartë të institucioneve pjesëmarrëse dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan nivelin e lartë të profesionalizmit, disiplinës operacionale dhe koordinimit ndërinstitucional gjatë realizimit të skenarit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve operacionale, forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe garantimin e sigurisë dhe rendit publik në Republikën e Kosovës.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i klarineta
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i ambulancë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i patë, hutë dhe bar
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "POLICE POLICE"
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje