Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në kuadër të angazhimeve të saj përmes planit operativ,,Stop Drogave”,

Prishtinë 15 maj 2026
Policia e Kosovës në kuadër të angazhimeve të saj përmes planit operativ,,Stop Drogave”, me datën 15.05.2026 në Prishtinë ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.
Lidhur me rastin pas konsultimit me prokurorin kompetent, nga njësitë policore është kryer basitsje në banesën e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe 13 fishekë.
Kontrolli ka vazhduar edhe në depon e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmitë si në vijim:
· 159 paketime të mbështjellura me substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 3 qese me substancë të dyshuar të llojit marhuanë me peshë të përgjithshme 336.9 gramë (të gatshme për shitje),
· 1 qese me pluhur të bardhë e dyshuar për narkotikë të llojit kokainë me peshë 3 gram dhe një peshore digjitale.
Të gjitha dëshmitë janë evidentuar ,fotografuar dhe tërhequr nga njësia e forenzikës, dhe pas këtyre veprimeve me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje