Policia e Kosovës në angazhimet e saj aktive në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, njësia rajonale Prishtinë më datë 06.06.2021 pas një hetimi ka realizuar një operacion policor lidhur me veprat penale për Blerje, Posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe Mbajtje nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve i cili ka rezultuar me arrestimin e një person të dyshuar.
Gjatë realizimit të kontrollit në këto lokacione përveç të cekurave më lartë janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjërat si në vijim:
11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram,
1 (një) paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram,
3 (tre) paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram
1 peshore digjitale ,,SCALE’
1 Veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar
1 veturë e tipit AlfaRomeo
Një pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës.
Revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm,
Peshore Digjitale CEG Model :
Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U .
Dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit,
6 (gjashtë fishek) të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve,
9 (nëntë) copë çelsa të dyerve të ndryshëm
Pasaportë e shpuar e lëshuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut
Patentë shofer i lëshuar nga Republika e Kosovës
tre çelësa , dy të dyerve dhe një elektronikë
një fishek i kalibrit 9×19 mm
Pajisje për gjetjen e përgjuesve .
një (1) ,,Skalperë’’