Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit bashk me inspektorët e AVUK-ut, mbramë realizuan kontrolle të përbashkta

Policia e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut mbramë kanë realizuar një kontrollë të përbashkët në kuadër të planit Operativë në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.

Gjat aktiviteteve në teren janē gjetur parregullsi ku në këto raste janë shqiptuar gjithësejt tetëdhjet e dy tiketa (82) për mos mbajtje të maskës për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohën nga ora 22:30-05:00 dhe për organizime të ahengjeve të ndryshme.

Në komunën e Gjilanit dhe Ranillugut nga inspektorët e AVUK- ut të asistuar nga Policia e Kosovës janë mbyll dy lokale, një “Diskotek”, dhe një lokal nate.

Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje