Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në tri raste të ndryshme parandalon kontrabandim të mallrave

Prishtinë, 24 qershor 2022
Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Veriu, në tri raste të ndryshme kanë ndaluar tre kamionë të ngarkuar me mallra pa dokumente përcjellëse.
Me datë 23.06.2022 rreth orës 16:00 në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e kontrabandës, Policia e Kosovës bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë me vozitës dhe pasagjer meshkuj shtetas të Serbisë, në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepësa rimbushëse.
Poashtu në datën e lartcekur rreth orës 20:00 në dy raste të ndara janë ndaluar dy kamionë njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja, me vozitës meshkuj kosovarë, të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34m³ të padamkosura dhe pa dokumente përcjellëse.
Lidhur me rastet për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit janë iniciuar rastet “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare & kontrabandim me mallra”. Në rastin e parë, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor në Mitrovicë dhe me vendim të prokurorit lënda trajtohet në procedurë të shpejt dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Ndërsa në dy rastet tjera është njoftuar Agjensioni Pyjor i Kosovës në Mitrovicë për veprimet e mëtutjeshme dhe me vendim të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje