Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja operative

Prishtinë, më 16.11.2024
Policia e Kosovës ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus, të cilat do të shërbejnë për mbështetje të njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta.
Ky furnizim ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të transportit, duke siguruar transport efikas dhe të sigurt për efektivat policore në terren. Automjetet do të lehtësojnë lëvizjen e njësive speciale, duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më të organizuar në situata të ndryshme operative.
Projekti i furnizimit me automjete të reja, është një hap i rëndësishëm në forcimin e infrastrukturës dhe aftësive operacionale të Policisë së Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e misioneve të saj për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë dhe rendit publik, me qëllim ofrimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-16
0
Aksidentet Fatale
25
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
2063
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
10
Arrestime
8
Ne Mbajtje