Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës parandalon edhe një rast të kontrabandimit me mallra

Prishtinë, 29 Prill 2025
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren përgjatë brezit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Si rredhojë e kësaj me datën 29.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën Debelldeh–Binqë (Komuna e Vitisë), njësitet e lartcekura kanë ndaluar një automjet me targa vendore të cilin e drejtonte shtetasi kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg. Vlera përgjithshme e mallit të kontrabanduar vlerësohet rreth 15,000 euro. Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti dhe mallrat janë dorëzuar në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Gjilan.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje