Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, përmes njësisë FAST Kosova, gjate kësaj jave arrestoi dy persona të dyshuar të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Prishtinë, më 8 shtator 2023
Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin: P.J., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga një shtet evropian.
Po ashtu, FAST Kosova, ka arritur të lokalizojë dhe më pas ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë: D.S., (viti i lindjes 1992, mashkull shtetas gjerman), i cili po ashtu kërkohej nga INTERPOL-i.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje