Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pjesëmarrëse e aktiviteteve operacionale ndërkombëtare ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët 2021’

Prishtinë, më 28 shtator 2021
Policia e Kosovës edhe këtë vit ishte pjesëmarrëse e aktiviteteve operacionale ndërkombëtare ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD (Joint Action Days) 2021’ në luftën kundër trafikimit të paligjshëm armëve, të drogave, trafikimit me njerëz, kontrabanda me emigrantë dhe dukuri tjera ilegale. Ky operacion është organizuar nga EUROPOL, është zbatuar nga data 15 deri me 18 shtator 2021 në gjithsej 27 shtete (17 shtete të BE-së dhe 10 shtete tjera jashtë BE-së).
Në Kosovë, Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare se bashku me Doganën e Kosovës, në koordinim me ILECU-në dhe QKMK-në, kanë zbatuar këtë plan në disa pika kufitare në kufijtë me Shqipërinë, Serbinë dhe Malin i Zi. Në zbatimin e këtij plani operativ janë përfshirë 78 zyrtarë policorë dhe 43 zyrtarë doganorë të cilët së bashku kanë koordinuar aktivitetet operacionale.
Gjatë zbatimit të planit në teren janë konfiskuar katër armë, medikamente në vlerë prej 1810 €, janë arrestuar katër persona për ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve’, janë kontrolluar 215 automjete dhe janë realizuar aktivitete tjera policore. Kurse, numri i përgjithshëm i të arrestuarve në nivel të të gjitha shteteve ku është zhvilluar operacioni në fjalë, gjatë zbatimit të këtij operacioni është: 330 arrestime dhe janë iniciuar 37 raste për hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje