Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës (PK) bashkë me institucionet lokale të Komunës së Gjilanit e angazhuar në dobi të qytetarve të vet

Me 17 qershor 2021, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan është mbajtur takim me përfaqësues nga Policia e Kosovës, Drejtoritë Komunale, Ndërmarrjet Publike Komunale, FSK-ja, Shoqëria Civile, BIK-u, Organizatat Rinore e Studentore etj.
Komuna e Gjilanit ka shpallur “MUAJIN QERSHOR 2021 ” – “Muaji i Pastrimit” të Gjilanit nga mbeturinat e amvisërisë dhe mbeturinat inerte.
Aktivitetet fillojnë nesër dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.
Këto aktivitete do të përfshijnë lokacionet si: intitucionet shkollore të gjitha nivelet, varrezat e qytetit, hapësirat publike, parqet, pendat etj.
Policia e Kosovës gjithëmonë është në ndihmë dhe mbështetje të të gjithë qytetarve të saj.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje