Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pranoj donacion nga Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës

Prishtinë 28 shtator 2020,
Policia e Kosovës pranoj donacion nga Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës (SHBA-ve), përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe USDOJ-ICITAP-i. Tek Policia e Kosovës u transferua një automjet dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner.
Ky donacion i automjetit të përdorur dhe pajisjeve të përdorura ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme.
Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit QALAJ, falënderon Ambasadën e SHBA-ve, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje