Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pranon donacion mjaft të rëndësishëm nga shteti Gjerman

Prishtinë 14 janar 2021,
 
Sot me 14.01.2021, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje nga shteti Gjerman.  Muajt e fundit Gjermania i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion në pajisje dhe vetura në vlerë mbi gjysmë milionio euro.
Sot Dorëzim-Pranimi i donacionit në pajisje për Policinë u bë nga Ambasadori gjerman në Prishtinë z. Joern Rohde dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti. 
Me rastin e pranimit të këtij donacioni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti shprehu falenderimin e tij për popullin dhe shtetin Gjerman në ndihmën e ofruar në vazhdimësi për Policinë e Kosovës. Pajisjet e dhuruara rrisin efikasitetin e punës operacionale të Policisë së Kosovës, veçanërisht të policisë kufitare dhe kjo gjithashtu ndikon në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë. Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe pajisjet e ofruara sot nga shteti gjerman do të përdoren në mënyrën më të mirë.
Ambasadori Joern Rohde me këtë rast tha: “Është një nder i veçantë të dorëzosh pajisje për Policinë e Kosovës duke nënvizuar edhe më tej mbështetjen tonë gjermane për një kohë të gjatë për ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.
Donacioni i dhuruar përfshin 16 pajisje të shikimit natën, 8 dylbi të imazhit termik, 3 detektorë, si dhe laptopë dhe pajisje trajnimi me vlerë prej më shumë se 240.000 EUR.
Në fund të vitit që lam pas (2020), Gjermania i dorëzoi Policisë së Kosovës 15 automjete të reja në vlerë prej më tepër se 240.000 EUR. dhe pajisje/njësi të Certifikimit të Dokumentave për Policinë Kufitare me vlerë më shumë se 60.000 EUR.
 
Vite me radhë, Policia Federale Gjermane po mbështet Policinë e Kosovës si me pajisje të rëndësishme dhe kapacitete tjera trajnuese, përfshirë edhe rolin e Oficerit ndërlidhës, përderisa gjatë këtij aktiviteti u rikonfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje