Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq, një personit të dyshuar i vihen prangat, një tjetër po kërkohet nga autoritetet policore

Prishtinë, më 07.05.2024
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pas një pune hetimore dhe sigurimit të informatave të besueshme nga tereni se disa persona të dyshuar kanë improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit, sot me datën 07.05.2024, nën asistimin e zyrtarëve policor nga Drejtoria rajonale e Policisë (DRP) Mitrovicë veri dhe patrullave të Stacionit Policor në Leposaviq kanë realizuar një operacion të suksesshëm bastisje dhe kontrolli në fshatin Miokovicë të Leposaviqit, Mitrovicë veri.
Bastisja është kryer në një shtëpi banimi të të dyshuarit me iniciale (M.I.) dhe objektet përcjellëse, ku në një objekt përcjellës banimi në një dhomë është gjetur një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit.
Operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej (409) bimëve të dyshuara të kanabisit me gjatësi prej 5 deri në 15 cm, një pushkë gjuetie me gjithsej (43) fishek të gjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim, termostate, nxehëse, etj.), si dhe një jakne e Policisë së Kosovës.
Njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda dhe me udhëzim të tij, nga bimët merren disa mostra që do të dërgohen në laborator, kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen.
I dyshuari me inicialet (M.I.) me aktvendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër me iniciale (S.S) është në kërkim të Policisë.
Rasti vazhdon të hetohet nga antidroga e (DHTN) Mitrovicë veri.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje