Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës sjell frymën sportive përmes Garës së Auto Sllallom me Vetura Elektrike

Prishtinë 11 korrik 2026,
Me synim promovimin e sigurisë në trafik, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e teknologjive të qëndrueshme Policia e Kosovës, me mbështetjen e Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, Këshillit Mbikëqyrës të Shoqatave Sportive të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Auto Moto Club Kosova (AMCK) dhe Federatën e Auto Sporteve të Kosovës (FASK), organizoi Garën e Auto Sllallomit me Vetura Elektrike.
Në aktivitet morën pjesë zyrtarë policorë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe drejtoritë rajonale, të cilët garuan në disiplinën e Auto Sllallomit sipas standardeve sportive dhe të sigurisë.
Gara u zhvillua në frymën e motos “Në shërbim të Atdheut, deri në fund”, duke nderuar kujtimin e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës. Aktiviteti promovoi kulturën e drejtimit të sigurt, profesionalizmin, disiplinën dhe frymën e bashkëpunimit.
Përmes organizimeve të tilla, Policia e Kosovës vazhdon të inkurajojë ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve dhe publikut në përgjithësi.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎AMCK FIA WOROGOMA OROGOMA+BLROGOM ELROGOM AMCK AMCK আথ כמף PA DPP - ณค ー 色 DAUSE 03 01 ATO ምወ LOV -‎"‎

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje