Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në luftimin e veprave penale – arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit ne Mitrovicë Veri
Mitrovicë Veri , 28 Maj 2025
Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale, ka ndërmarrë veprime konkrete në lidhje me një rast të vjedhjes së automjetit.
Më datën 27.05.2025, rreth orës 22:30, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është raportuar një rast i vjedhjes së një automjeti. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet relevante policore kanë filluar hetimet dhe veprimet operative në terren.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet stacioneve policore, automjeti i vjedhur është lokalizuar dhe gjetur i braktisur nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Jug, në fshatin Frashër.
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, pas një pune intensive hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin XH.N., 45 vjeçar. I njëjti është lokalizuar dhe arrestuar në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë Veri.
Pas arrestimit dhe sjelljes në stacionin policor, te njëjtit i është bere matja e alkoolit dhe ka rezultuar se ndodhej nen ndikimin e alkoolit me një vlere prej 1.21 ‰.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, dhe është iniciuar rasti “Vjedhje”, i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Kosovska policija nastavlja posvećenost borbi protiv krivičnih dela Osumnjičeni uhapšen za krađu vozila u Severnoj Mitrovici
Mitrovica Sever, 28. Maj 2025
Kosovska policija, kao deo svojih stalnih obaveza da garantuje javni red i bezbednost, kao i da identifikuje i hapsi osobe umešane u kriminalne aktivnosti, preduzela je konkretne akcije u vezi sa jednim slučajem krađe vozila.
Dana 27.05.2025. godine, oko 22:30 časova, u Policijskoj stanici Severna Mitrovica prijavljen je slučaj krađe vozila. Odmah po prijemu informacije, nadležne policijske jedinice su započele istragu i operativne akcije na terenu.
Kao rezultat saradnje između policijskih stanica, ukradeno vozilo je locirano i pronađeno napušteno od strane policajaca iz Policijske stanice Južna Mitrovica, u selu Frašer.
Policijski istražitelji Policijske stanice Severna Mitrovica, nakon intenzivnog istražnog rada, uspeli su da identifikuju osumnjičenog XH.N., starog 45 godina. On je lociran i uhapšen u ulici „Filip Višnjić“ u Severnoj Mitrovici.
Nakon hapšenja i privođenja u policijsku stanicu, isti je testiran na alkohol i ispostavilo se da je pod dejstvom alkohola sa vrednošću od 1,21 ‰.
O slučaju je obavešten nadležni tužilac, pokrenut je postupak „Krađa“, a osumnjičenom je po odluci tužioca određen pritvor od 48 sati.
Kosovska policija ostaje posvećena borbi protiv kriminala i održavanju bezbednosti svih građana.