Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës vë në pranga të dyshuarin për mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim dokumentesh, vlera e kontratës arrin 155 mijë euro

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 13 mars 2023
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, kanë kryer veprime hetimore/operative për disa muaj dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se; i dyshuari me iniciale (A.K.) me rastin e ofertimit në tenderin ’’Furnizim me material për zyre’’ në Komunën e Gjilanit, kishte falsifikuar dhe dorëzuar referencën të lëshuar më herët në vitin 2021. Me këto referenca ai kishte implikuar Ministrinë e Forcës së sigurisë kinse kishte lëshuar ketë referencë për kompaninë e tij.
Me këto referenca i dyshuari kishte aplikuar në Komunën e Gjilanit në tenderin e lartshënuar duke fituar dhe firmosur kontratën me komunën e Gjilanit në vlerën njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë euro (155,000€).
Me këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në Prokurimin publik” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Andaj, sot më datë 13.03.2023, i dyshuari i lartcekur me iniciale është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe pas intervistimit ndaj të dyshuarit nga Prokurori i shtetit është lëshuar Aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje