Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës vizitë kopshtit të fëmijëve

Gjilan, 27 prill 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, zyrtarë policor nga Stacionit Policor Viti në vazhdën e implementimit të detyrave dhe obligimeve të cilat dalin nga strategjia e integruar e policimit në bashkësi ka realizuar një vizitë në kopshtin e fëmijëve ,,Mollëkuqja’’ në qytetin e Viti. Kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin e këtij kopshti.
Zyrtarët policor me këtë rast kanë bashkëbiseduar me fëmijët e këtij kopshti duke pranuar dhe përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në lidhje me detyrat dhe angazhimet e zyrtarëve policore. Po ashtu fëmijët e këtij kopshti janë njoftuar me mënyrën e sjelljes së tyre në trafikut rrugor.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje