Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës zbulon dyshime për Keqpërdorim të Fondeve Publike në një Institucion Parashkollor në Prishtinë

Prishtinë, 14 maj 2025
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka zhvilluar hetime lidhur me dyshime për keqpërdorim të fondeve publike në një institucion parashkollor në Prishtinë.
Gjatë hetimeve janë siguruar prova që tregojnë përpilimin e listave fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
Dyshimet përfshijnë gjithashtu tërheqje të parave në mënyrë të parregullt dhe blerje të pajisjeve elektronike pa justifikim të nevojave institucionale.
Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shumat e sakta të dëmit të shkaktuar që mund të arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro.
Dy të dyshuar janë intervistuar dhe njeri nga ta dergohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Policia mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike, duke bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-16
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
45
Aksidentet Pa te Lenduar
2230
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje