Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’

 

Prishtinë, 23 nëntor 2017 
 
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ)- Mitrovicë, me datën 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.
    
    Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës,  ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.
    Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
H. M.            lindur me 1971        m/sh/k
F. R.            lindur me 1985        m/sh/k
F. F.            lindur me 1955        m/sh/k
Sh. Sh.            lindur me 1984        f/sh/k
S. Sh.            lindur me 1968        m/sh/k
E. B.            lindur me 1972        m/sh/k
D. H.            lindur me 1961        m/sh/k
Xh. V.            lindur me 1963        m/sh/k
Xh. H.            lindur me 1969        m/sh/k
N. H.            lindur me 1966        m/sh/k
A. Sh.            lindur me 1968        m/sh/k
I. M.            lindur me 1969        m/sh/k
Të dyshuarit e arrestuar  me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP, Prishtinë
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje