Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës konfiskon mbi 8 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston personin e dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrop

Prishtinë, më 27 janar 2017

  Njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Pejë, pas një pune operativo-hetimore disa ditore, ka arritur të sigurojë informacione të sigurta se një i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. 

  Policia pasi siguron këto informacione, kontakton dhe njofton Prokurorinë dhe Gjykatën kompetente nga të cilët siguron urdhër-kontrollin në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit.

  Njësia e DHTN-së në Pejë, në asistencë të njësive tjera policore (Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe Njësisë së Krim-Teknikës), më 27 janar 2017, ka kontrolluar një shtëpi në Pejë. Gjatë kontrollit ku ka gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale: 18 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë: 8 kg e 319.6 gr. 

 

  Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Z. K., lindur më 1967, mashkull, shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

  Po ashtu Policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (8 kg e 319.6 gr.), një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, foli najloni të tejdukshëm për paketim, qese plastmasi, formati 300×400 për paketim dhe një telefon. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje