Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në dy raste të ndara konfiskon mbi 13 kg substancë narkotike dhe arreston tre persona të dyshuar

Prishtinë, 12 maj 2017

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) me njësitet e saja relevante, me datën 11 maj 2017, ka realizuar një operacion policor në dy lokacione të ndara, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e mbi 13 kilogramë substancë narkotike si dhe me arrestimin e 3 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Në rastin e parë:

Pas një  hetimi të realizuar nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë dhe në asistencë të NJRSH-Prishtinë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë bastisur dy lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithsej 4054.8 gramë (4 kg e 54.8 gr.), 4 telefona dhe 113.30 euro, të cilat dëshmi janë fotografuar dhe janë evidentuar nga Krimteknika.

Me këtë rast është bërë arrestimi i tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

S. S. lindur me 1973 f/sh/k

B. H. lindur me 2001 m/sh/k

O. S. lindur me 1999 m/sh/k

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Në rastin e dytë:

DHTN-ja, pas marrjes së informatave se një person merrej me shitblerje të narkotikëve, me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollimin e një shtëpie në Prishtinë, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 11 paketime të mbushura me substancë të  dyshuar  narkotike të  llojit marihuanë me peshë 9374.1 gramë (9kg e 374.1 gr.).

Identiteti i personit të dyshuar është i njohur për Policinë dhe njësitë relevante policore janë në kërkim dhe hetim të mëtutjeshëm të rastit.

 Të bashkëngjitura më poshtë gjeni foto të substancës narkotike nga të dy rastet:

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje