Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët në nder të “Ditës Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore”

Prishtinë, 30 korrik 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin  e Trafikimit me Qenie Njerëzore,  në mbështetje të ICITAP-it amerikan,  me datën 30 korrik 2019, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Ndërtimi i urave”. 

Kjo tryezë organizohet për të shënuar “Ditën Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore”.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze të rrumbullakët ka qenë që t’i mundësohet komunitetit përkatës të adresojë çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe mënyrat se si duhet kanalizuar problematikat për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që sjell trafikimi me qenie njerëzore. 

Kjo tryezë e rrumbullakët u mbajt në objektet e Policisë së Kosovës. 

Policia e Kosovës këtë aktivitet e realizoi në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi/MPB, Zyra e Sekretariatit të Strategjive/MPB, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë/PK, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, Vrojtuesit e Lagjes, Komitetet Lokale për Siguri Publike.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje