Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e rajonit të Ferizajt dhuron gjak

Krahas angazhimeve të tjera të përhershme , për sigurimin e rendit e sigurisë publike dhe aktiviteteve të shtuara në prandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, policia e rajonit të Ferizajt, sot iu përgjigj thirrjes dhe pjesëtarë të shumtë të policisë dhuruan gjak në mënyrë vullnetare.
Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut , dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve , që shërohen në spitalet tona .
Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , janë të gatshëm të mbështesin , ç’do fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, saherë që kanë nevojë ata.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje