Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia edukon gjeneratën e re në Prizren: Rregullat e trafikut shpëtojnë jetë

Prizren, 15 Maj 2026
Me qëllim që të rinjtë të edukohen lidhur me rregullat e trafikut dhe me synim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë në rrugë, Policia e Kosovës, konkretisht togeri Arben Elshani nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në kuadër të projektit “Edukimi i Nxënësve për Siguri Rrugore dhe Zbatimin e Rregullave të Trafikut”, më datë 14 maj 2026, në ambientet e Gjimnazit LOYOLA – Prizren, mbajti një ligjëratë bashkëbiseduese me nxënësit e klasave të 10-ta dhe klasat e 11-ta.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 150 nxënës, të cilët patën mundësinë të informohen dhe të diskutojnë mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut, si dhe masat që kontribuojnë në sigurinë e tyre si pjesëmarrës në komunikacion.
Gjatë prezantimit, të pranishme ishin edhe mediat lokale, të cilat realizuan intervista me nxënësit, duke reflektuar interesimin e tyre për këtë temë me rëndësi shoqërore.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edukative në shkolla, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të të rinjve për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Mund të jetë një imazh i duke studiuar, turmë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i duke studiuar dhe teksti që thotë "EDUKIMI NE TRAFIK •Edukimi si nocion dhe proces, është veprimtari eorganizuar Ae merr pjesë në zhvillimin e cilësive pozitive njeriut, duke harmonizuar me marrëdhëniet shoqërore dhe individuale. Edukimi fëmijëve rreth trafikut pe mësimin e rregullave theme ore njohjen shenjave dhe kalim rrugës. hin"Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje