Prishtinë, 10 shkurt 2026
Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, në kuadër të luftimit të krimit ndërkombëtar.
Me datë 10.02.2026, në koordinim të plotë me autoritetet gjermane, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
Personi i ekstraduar dyshohej për vepra të rënda penale dhe për shmangie nga drejtësia.
Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejme ligjore.
Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në territorin e vendit një shtetas tjeter të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht.
Arrestimi u realizua bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian.
I dyshuari lidhet me dyshime për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe respektimin e procedurave ligjore vendore dhe ndërkombëtare.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor vazhdon shkëmbimin aktiv të informacioneve me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ky bashkëpunim synon parandalimin, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.