Parkimet e parregullta mbeten një sfidë e përditshme për qytetin e Prizrenit. Ato jo vetëm që pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve, por shpesh krijojnë situata të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve. Policia është e vendosur të intensifikojë kontrollet dhe të ndërmarrë masa konkrete për të garantuar rend dhe siguri në komunikacion.
Mu për këtë, sot më datë 27.02.2026, në intervalin kohor 10:00 – 12:00, patrullat e Stacioneve Policore të Prizrenit, Prizren-Veri dhe Njësisë për Rregullimin e Komunikacionit Rrugor kanë ndërmarrë një aksion të koordinuar kundër parkingjeve të parregullta në qytetin e Prizrenit, kryesisht në qendër të qytetit.
Gjatë këtij kësaj kohë janë shënuar gjithsej 106 gjoba për shkelje të rregullave të parkimit.