Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia identifikon të dyshuarin për përdorim të armës në Rahovec

Rahovec, 14 korrik 2025
Më datë 14.07.2025, në Stacionin Policor në Rahovec, viktima mashkull, i moshës madhore ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Hoqë e Vogël-Rahovec. Sipas viktimës, ai është ndier i frikësuar dhe i kanosur nga kjo ngjarje.
Menjëherë pas pranimit të informatës, të gjitha njësitë relevante policore janë përgjigjur thirrjes dhe kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull i moshës madhore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
•Një armë zjarri e llojit AK-47,
•Një karikator,
•Dhjetë (10) fishekë,
•Një gëzhojë.
Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për veprat penale:
•Kanosje,
•Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
•Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-14
0
Aksidentet Fatale
24
Aksidentet Me te Lenduar
23
Aksidentet Pa te Lenduar
2035
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
6
Ne Mbajtje