Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia ka mbajtur ligjërata në shkollat e Kaçanikut

Policia në Kaçanik, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, ka mbajtur ligjërata në shkollën e fshatit Begracë ‘’7 Shtatori ‘’ dhe në shkollën ‘’ Idriz Seferi’’ të fshatit Bob, me temat: Siguria në komunikacion” ,dhe ‘’Bullizmi’’.
Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor , të trajnuar enkas për këto ligjërata.
Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Gjithashtu , nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkaktojnë këto dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek 96 nxënësit sa morën pjesë, duke qenë bashkëbisedues në temat në lidhje me këto dukuri.
Kësisoj, policia ka mbajtur ligjërata edhe në shkollat e komunës së Ferizajt , Hanit të Elezit , Shtimes e Shtërpcës të rajonit të Ferizajt!
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-22
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
41
Aksidentet Pa te Lenduar
2181
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje