Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia Kufitare e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për vepra penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim i dokumenteve”

Policia Kufitare e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për vepra penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim i dokumenteve”
Prishtinë, më 7 qershor 2021
Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit të hetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale
Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarve meshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim:
• një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator,
• dymbëdhjetë (12) copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm,
• një (1) thikë ushtarake,
• dy kapela me emblemë të PK-së si dhe
• një (1) telefon Smasung S10
• një (1) automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për
shkak të një borxhi dhe tjetër
• një (1) kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.
Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës
Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje