Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia kufitare në lindje të vendit, parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra – Granična policija na istoku zemlje sprečila još jedan slučaj krijumčarenja robe

Policia kufitare në lindje të vendit, parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra
Prishtinë, më 24 shkurt 2024
Policia e Kosovës, njësitet e Task Forcës –Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë shtuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Më 24.02.2024, në fshatin Smirë-Viti, policia ka identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari A. S., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro.
I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.
Granična policija na istoku zemlje sprečila još jedan slučaj krijumčarenja robe
Priština, 24 februar 2024
Policija Kosova, jedinice Task Force – Istok, u saradnji sa Carinom Kosova, u sprovođenju mera za sprečavanje i suzbijanje krijumčarenja, pojačale su taktičke kontrole i terenske operacije.
Dana 24.02.2024, u selu Smire-Vitina, policija je identifikovala i zatim zaustavila vozilo bez registarskih tablica. Prilikom kontrole vozila, kojim je upravljao osumnjičeni A.S., (rođen 1997. muškarac, kosovski državljanin), uočeno je da su u njemu bile natovarene cigarete bez kosovskih banderola.
Policija je prilikom kontrole vozila pronašla količinu cigareta ‘Monus Slims’: 58 velikih paklica sa ukupno 29.000 paklica cigareta. Sumnja se da je roba proizvedena u Srbiji, a tržišna vrednost je oko 60.000 evra.
Osumnjičeni je sa vozilom i krijumčarenom robom upućen u stanicu granične policije-Žegra na dalje procesuiranje. U vezi sa predmetom, sve radnje su preduzete u saradnji sa Državnim tužilaštvom, gde je po nalogu nadležnog tužioca osumnjičenom određeno zadržavanje do 48 sati, dok su krijumčarena roba i vozilo oduzeti i upućeni na carinski terminal-Dheu i Bardhe.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje