Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia Kufitare parandalon kontrabandën me mallra në Jashanicë të Leposaviqit

Prishtinë, 3 maj 2023
Policia e Kosovës, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare veri, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, patrullimit policor dhe monitorimit të lëvizjeve të dyshimta në brezin kufitar, konkretisht në rrugët dytësorë të fshatrave të Leposaviqit, saktësisht në fshatin Jashanicë policia kufitare ka hasur dhe ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, me që rast janë ndaluar dy automjete (furgona-kombi) me targa serbe që dyshohej se ishin duke kontrabanduar sasi të konsiderueshme të mallrave si: Coca Cola, arka- pije alkoolike (birra), produkte ushqimore, si dhe para: 1370 euro dhe 6600 dinar.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente për procedura të mëtejme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje