Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia kufitare te Dheu i Bardhë identifikon edhe një viktimë të kontrabandimit me migrantë, hetime intenzive janë duke u kryer në bashkëpunim me prokurorinë për identifikimin e personit të dyshuar

Prishtinë 24 nëntor 2021,
Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:00, Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht Stacioni Policor Kufitar Dheu i Bardhë, sipas planit operativ, me qellim të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandimit me migrantë, në pikëkalimin kufitar (PKK) Dheu i Bardhë, në dalje të PKK, përmes zyrtarëve policorë kanë arritur të profilizojnë për kontroll sekondare një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte një m/sh, shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit dhe veprimeve tjera hetimore, është identifikuar viktima m/k, i lindur me 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marr premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do ti paguante fillimisht njëqind (100) euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej njëmijë e pesëqind (1500) euro pasi të hynë në shtetin hungarez. Viktima tani më i kishte paguar njëqind(100) euro personit të dyshuar.
Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje