Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia ligjëron para nxënësve kundër dhunës në bazë gjinore

Prizren, 08 Dhjetor 2022
Gjatë javës së parë të dhjetorit 2022 , Stacionet Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë mbajt ligjëratat nëpër shkolla me temë kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore në kudër të projektit ,, 16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”.
Ligjëratat dhe prezantimet janë mbajt para nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve se çka është dhuna në baza gjinore si dhe si të parandalohet apo raportohet ajo.
Në kuadër të këtij aktiviteti me datë 07.12.2022 janë mbajte ligjëratë në disa shkolla e në mesin e tyre e edhe në shkollën fillore “Svetlost” në fshatin Krushevë , KK Dragash dhe në shkollën fillore “22 dëshmorët “në fshatin Randobravë, Prizren.
Aktiviteti në kuadër të këtij projekti do të vazhdoj edhe më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje