Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia mban ligjërata në shkolla për parandalimin e dukurive negative

Prishtinë, 10 Tetor 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijesimin e nxënësve, po zhvillon ligjërata nëpër shkollat e Prishtinës me qëllim parandalimin e dukurive negative.
Një prej këtyre aktiviteteve u realizua nga Stacioni Policor “Jugu”, ku nxënësve iu prezantuan tema që synojnë t’i pajisin ata me njohuri të vlefshme për sigurinë personale dhe sociale.
Policia e Kosovës thekson se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, përmes ligjëratave edukative dhe veprimeve të tjera parandaluese, me synim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe të qetë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje