Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, toger Shaqir Bytyqi, mbajtën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Qëllimi i ligjëratës ishte njoftimi i studentëve me detyrat kushtetuese dhe ligjore të policisë, si dhe me misionin dhe vizionin e saj. Fillimisht studentët u informuan për strukturën dhe organizimin e policisë, e më pas për misionin, vizionin dhe qëllimet e saj.
Ligjërata ngjalli interesim të madh tek studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë dhe të shtrojnë pyetje rreth funksionimit të policisë. Në fund, profesorëve dhe studentëve iu ndanë dhurata simbolike me simbolet e Policisë së Kosovës.