Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia me aktivitete vetëdijësuese ‘Sezoni veror 2022’

Gjilan, 06 korrik 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i Komunitetit të stacionit policorë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Gjilanit, në zbatim të planit operacional ,,Sezoni Veror 2022’’, sot me datën 06/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në disa pjesë të qytetit të Gjilanit.
Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat bëjnë thirrje tek qytetarët që së bashku të kontribuojmë dhe reflektojmë pozitivisht për sigurinë e përgjithshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Motoja e gjithë kësaj fushate ka qenë ,,Së bashku mundë të ja dalim’’.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dhe mediat që për të gjitha dukuritë negative që i vërejnë të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje