Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Ferizaj mbështet aktivitetin e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara “Handikos”

Më datën 27.02.2026, dy njësi policore nga stacioni policor në Ferizaj, një nga njësia e trafikut të qytetit dhe një nga sektori, kanë marrë pjesë në kampanjën vetëdijesuese të organizuar nga Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara “Handikos” në Ferizaj.
Në kuadër të shënimit të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, aktiviteti është zhvilluar nga ora 10:00 deri në ora 11:30.
Së bashku me përfaqësuesit e shoqatës, policët kanë shpërndarë fletushka sensibilizuese për qytetarët dhe shoferët e automjeteve, me theks të veçantë në lirimin e trotuareve, parqeve dhe hapësirave publike, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe të sigurt për personat me aftësi të kufizuara.
Policia e Ferizajt mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë barazinë, qasjen e lirë dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve.




Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje