Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Gjakovë zbulon vendin ku kultivoheshin bimë, që dyshohet të jenë kanabis-sativa

Prishtinë, 30 korrik 2020
Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, ka pranuar njoftimin se në një shtëpi në Gjakovë, kultivohen bimë kanabis sativa. Sot, më 30.07.2020, në ora 10:35, në konsultimi me prokurorin kujdestar dhe pas marrjes së urdhrit verbal nga Gjykata Themelore Gjakovë, ka filluar kontrolli i shtëpisë në prezencë të dy dëshmitarëve.
Gjatë kontrollit në pjesën e bodrumit të shtëpisë, është gjetur një lloj laborator me ventilim, me drita të posaçme dhe pjesë tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve kanabis sativa.
Si dëshmi materiale nga policia, janë konfiskuar:
• Katërmbëdhjetë (14) vazo me bimë (dyshohet të jenë anabis sativa) me gjatësi 90-160 cm,
• Njëmbëdhjetë (11) bimë në proces të tharjes (dyshohet të jenë anabis sativa) të gjetura në tavan të shtëpisë,
• Katër (4) shishe ( nga 1.5 dhe 2 litra) të mbushura me lëngë që dyshohet të jetë vaj kanabisi,
• Dy (2) tenda (sera) për kultivim të bimëve kanabis sativa, dy (2) rregullator të rrymës së bashku me drita, dy (2) freskuese të ajrit, një (1) ventilator dhe një (1) termometër për matje të temperaturës, dhe
• Gjashtë (6) fishekë të armës kalibri i panjohur.
Në vend-ngjarje ka dal prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Gjakovë i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje